Sigurimi i pronës në rast të fatkeqësive natyrore/ Qytetarët pak të vetëdijshëm për rëndësinë e sigurimeve

Sigurojmë shtëpitë, objektet dhe gjësendet me vlerë në rast se vidhen, por të njëjtat nuk i sigurojmë për raste katastrofash natyrore. Pavarësisht se vitet e fundit Maqedonia e Veriut është përballur me plot zjarre e përmbytje, të rrallë janë ata që i sigurojnë tokat dhe të mbjellat në rast se pësojnë nga katastrofa natyrore. Kjo për shkak të vetëdijes së ulët dhe të pamjaftueshme të qytetarëve.
Ekspertët thonë se sigurimi i tokave dhe të mbjellave është i nevojshëm, sepse humbjet dëmshpërblehen në rast të katastrofave natyrore.

“Ne shpresojmë se me programin që qeveria e sjellë për pjesën e sigurimeve në bujqësi ku në partneritet do të marrin pjesë edhe kompanitë së bashku do të marrin pjesë edhe qeveria, sigurimet e bujqësisë që e mbulon edhe rrezikun nga vërshimet dhe breshëri si katastrofa natyrore shumë shpejtë do të zhvillohen”, deklaroi Trajçe Latinovski, Drejtor i Byrosë Nacionale të Sigurimeve.
Situata është e ngjashme në të gjithë vendet europiane. Ekspertët theksojnë se është e nevojshme t’i qasemi sigurimeve duke edukuar opinionin për përparësitë dhe përfitimet.
“Është shumë e vështirë të bindësh njerëzit të marrin sigurime, sepse askush nuk dëshiron të mendojë për rreziqet. Njerëzit harrojnë të bëjnë sigurim për fatkeqësitë. Situata është e njëjtë si në Belgjikë, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut. Është një problem që kemi dhe ne duhet të edukojmë qytetarët që të jenë më të vetëdijshëm për rreziqet”, pohoi Karel Van Hule, ekspert sigurimesh nga Belgjika.
Fatkeqësitë natyrore janë rikujtim se sa e rëndësishme është mbrojtja e qytetarëve nga këto rreziqe, të cilat kërcënojnë jetën, shëndetin dhe pronën. Shuma e sigurimit është gjithmonë më e lartë nëse bëhet menjëherë pas një fatkeqësie natyrore, raporton TV21./21Media

Back to top button