Siljanovska Davkova: Kryetarët dhe këshilltarët le të hidhen në punë

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova pret zgjedhje të qeta pas së cilave kryetarët e komunave dhe këshilltarët e zgjedhur duhet të nisin punën.

“Pres që dita të jetë e qetë, të përfundojmë zgjedhjet dhe pastaj kryetarët dhe këshilltarët të hidhen në punë”, deklaroi Siljanovska-Davkova pasi e realizoi të drejtën e saj të votës në shkollën fillore “Kole Nedellkovski” në komunën Qendër.

Siljanovska-Davkova përcolli dy mesazhe të rëndësishme – njërën se në zgjedhjet lokale duhet të votojnë vetëm persona të cilët kanë banim të përhershëm në komunë dhe e dyta drejtuar grave të cilat në këto zgjedhje si kandidate për kryetare komunash ka shumë pak, edhe pse kishte mundësi të kandidoheshin me vetëm dy nënshkrime. /TV21

Back to top button