Silvinjo flet si trajner i Shqipërisë: Ta çojmë Kombëtaren sa më lart

Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Silvinjo, ka marrë zyrtarisht, këtë të hënë, detyrën si trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit.
Fillimisht, ai falënderoi Rejën për punën e bërë te kuqezinjtë, ndërsa më pas u shpreh se është i përkushtuar që të bëjë një punë sa më të mirë me Shqipërinë që ta çojë kombëtaren sa më lart.
“Doja t’ju falënderoja që jeni këtu. Jam shumë i kënaqur edhe me stafin tim. Rejës i them se puna e një trajneri është e vështirë. Ka shumë punë, duhet të bëjmë punë dhe disa herë fiton, e disa herë jo. E falënderoj për punën që ka bërë. Kemi shumë dëshirë të bëjmë mirë që ta çojmë këtë Kombëtare sa më lart. FSHF më bindi që të merrja përsipër këtë punë dhe jemi të kënaqur. Besoj se do të bëjmë një punë të mirë”, tha Sylvinho.
Ndërkohë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se objektivi i kombëtares do të jetë pjesëmarrja në Euro 2024.
“Kemi një marrëveshje për të drejtuar ekipin kombëtar, deri në fund të vitit 2024, objektivi ynë është për të marrë pjesë në Europianin e vitit 2024. Mundësitë janë dhe ne do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivat”, tha Duka.

Back to top button