Simmons: Është koha t’i thoni BE-së “jemi lodhur nga lojërat tuaja”

 

Ish-kryetari i gjyqtarëve të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Malcolm Simmons, e ka këshilluar Kosovën të jetë më e ashpër në raport me Bashkimin Evropian në çështjen e mosliberalizimit të vizave.

Simmons përmes “Twetter” ka thënë se është koha që Kosova t’i thotë BE-së “jemi lodhur”.

“A nuk është koha që Kosova t’i thotë BE-së: “Ne jemi lodhur nga lojërat që po i luani. Nuk do të ketë bashkëpunim të mëtejshëm me ju përveç dhe derisa të shohim ndonjë përparim nga pala e BE-së?””, ka shkruar Simmons.

Bashkimi Evropian, ndonëse ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, ende nuk ka marrë vendim që t’ua heq kosovarëve regjimin e vizave./21Media

Back to top button