Sinani: BE-ja asnjëherë nuk përmendi spastrimin administrativ të shqiptarëve në Luginë

Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian po përdor standarde të dyfishta ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Ajo tha se kur bëhet fjalë për Kosovën, BE-ja lehtësisht bën thirrje që çështjet e brendshme si mbyllja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i Kushtetutës së Kosovës për përdorimin e valutës së Euros të jenë pjesë e diskutimeve e temave të dialogut në Bruksel.

“Për shembull, pse asnjëherë nuk e dëgjuam të njëjtën thirrje nga BE-ja për çështjen e pasivizimit të adresave dhe spastrimit etnik administrativ të shqiptarëve nga Serbia në Luginë? Apo për mospërmbushjen e marrëveshjeve të miratuara prej saj për Luginën e Preshevës, siç janë: integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë?”, ka shkruar Sinani në profilin e saj në “Facebook”.

Back to top button