Reagon Sanduloviq pas ndalimit të vajzës së tij nga BIA serbe
(Lajm i përditësuar)
Reagon Sanduloviq pas ndalimit të vajzës së tij nga BIA serbe
Politikani serb Nikola Sanduloviq ka reaguar pas ndalimit të vajzës së tij, Klara Sanduloviq në aeroportin “Nikola Tesla”, nga policia serbe dhe BIA.
Përmes një postimi ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të merret seriozisht me këtë çështje sepse është e papranueshme që në shekullin 21 të kemi një kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që rrah aktivistët politikë, ngacmon avokatët e tyre dhe tani edhe familjarët.
“Bashkësia ndërkombëtare të merret seriozisht me këtë çështje dhe të mos bie pre e lojërave inteligjente të gënjeshtrave të Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë, e cila edhe përmes anëtarëve të caktuar opozitarë mundohet ta mbulojë dhe nënvlerësojë këtë rast. Tani mund të pyesni me zë të lartë, jo vetëm pse u rrah Nikola Sandulovuć, por edhe: – pse Serbia po e keqtrajton tani fëmijën e Nikola Sandulovuć-it – pse ngacmon avokatët nga Beogradi dhe Londra?” ka shkruar Sanduloviq në X.
Kujtojmë se Nikola Sanduloviq u rrah nga oficerët e BIA-s serbe për shkak të vendosjes së luleve mbi varrin e vajzës shqiptare, Blerina Jashari, dhe po të njëjtën gjë e ka bërë edhe vajza e tij Klara Sanduloviq.
📢 SRBIJA SADA SPROVODI MALTRETIRANJE CELE PORODICE SANDULOVIĆ – ĆERKA KLARA ZADRŽANA NA GRANICI❗
Klara Sandulovuć @sandulovicklara ćerka Nikole Sandulovića @Sandulovic_N zadržana je upravo na Beogradskom aerodromu❗
Do ovoga dolazi nakon što su na granici po nalogu iz BIA… pic.twitter.com/VhabPngjXU— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S) February 5, 2024
Klara Sanduloviq, vajza e politikanit serb, Nikola Sanduloviq, është ndaluar prapë nga policia serbe dhe BIA, në Aeroportin “Nikola Tesla” në Serbi e cila po udhëtonte për në Londër.
Ajo ka thënë se ky maltretim po i bëhet vetëm pse është vajza e Nikola Sanduloviqit.
“Unë u ndalova në aeroportin Nikola Tesla nga policia dhe BIA. Ngacmime dhe përndjekje politike për shkak të vajzës së kujt jam… Pyetje se me kë udhëtoj e kështu me radhë. Po mendoj t’i pyes nëse do ta kishin më të lehtë të vinte dikush me mua në udhëtim”, ka shkruar Sanduloviq në platformën X./21Media
Zadrzana sam na aerodromu Nikola Tesla od strane policije i BIA . Maltretiranje i politicki progon zamo zbog toga cija sam cerka….Pitanja sa kim sve putujem i tako dalje. Razmisljam da ih pitam ako ce da im bude lakse da podje neko sa mnom na put.
— Klara Sandulovic (@sandulovicklara) February 5, 2024