Sinani i reagon Arifit: Në vend të “faleminderit”, paska zgjedhur fjalë tjera për Kurtin

(Lajm i përditësuar)


Këshilltarja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Luginë të Preshevës, Ardita Sinani i ka reaguar kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka bërë një komentim lidhur me raportet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ShBA-në, Greqinë dhe Shqipërinë.

Ajo është shprehur që Arifi në vend të “faleminderit”, siç u shpreh ajo, paska zgjedhur fjalë tjera për Kurtin.

“Një ditë pas lajmit që mbështetja për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Kosovës vitin tjetër do të rritët edhe për 1 milion euro më shumë, Kryetari i Preshevës, në vend të “Faleminderit”, paska zgjedhur fjalë tjera për Kryeministrin Kurti. Siç duket i paska humbur edhe hija e fundit e traditës shqiptare, e që është mirënjohja për dorën që të ndihmon”, ka shkruar ajo në platformën “X”.


Arifi: Kurti të tregojë pse raportet e tij me Mitsotakis janë më të mira sesa me Ramën

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë një komentim lidhur me raportet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ShBA-në, Greqinë dhe Shqipërinë.

Sipas Arifit, Kurti duhet të tregojë se pse janë përmirësuar raportet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Për herën e parë në histori marrëdhëniet me Greqinë janë më të mira sesa me aleatin dhe mikun, ShBA-në dhe për këtë Albin Kurti duhet ta ndjejë obligimin moral dhe t’ua shpjegojë shqiptarëve se pse marrëdhëniet me Greqinë janë më të mira sesa me Amerikën. Dhe më e rëndësishmja, pse marrëdhënia e tij me Mitsotakis është më e mirë sesa me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama?”, shkruan ai në “X”.

Ndër të tjera ai ka thënë se Kurti në Amerikë është “i padëshiruar”.

Back to top button