Sinani për Arifin: I vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që votoi për President të Serbisë

 
Ish-kryetarja e Luginës së Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se kryetari aktual i Preshevës, Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që votoi për President të Serbisë.
“Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që kritikon ngritjen e temës së krimeve të luftës së Serbisë në Beograd. Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që thotë se Shqipëria dhe Kosova nuk duhen të merren me Luginën e Preshevës. “, ka shkruar Sinani në Facebook.
Ajo tutje ka thënë se në këtë rast Arifi është i vetmuar dhe përkrahet vetëm nga Sami Salihu.
“Si të tillë, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu janë edhe të vetmit politikanë që sot kanë frikë nga vullneti i popullit që përfaqësojnë institucionalisht.Prandaj bëjnë të pamundurën t’i ikin sa më shumë ditës kur vendos populli. Se janë të vetëdijshëm se janë të vetëm dhe të vetmuar. Se janë pakicë ekstreme politike dhe elektorale. Siç u pa në zgjedhjet e fundit. Siç do të jetë në zgjedhjet e reja. “, ka përfunduar Sinani./21Media

Back to top button