Sindikalistët e “Trepçës” në Komision, kërkojnë largimin e kryeshefit të ndërmarrjes

(Lajm i përditësuar)


Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka thënë se kërkesat e tyre janë ato dhe nuk ndryshojnë.

“Siguri që mos të na vonohet paga dhe kërkesa e dytë dorëheqja e kryeshefit”, ka thënë ai.

Januzi ka kërkuar që çështja e minatorëve të mos politizohen.

Islam Ahmeti, anëtar i kryesisë së Sindikatës ka thënë se ata nuk dinë politikë.

“Për një person po doni me i mbyt 300 veta. Nëse doni me ba president bëne, por ai është njeri i dështuar … Janë njerëzit që 8 ditë nuk i kanë parë fëmijët e tij. Ky njeri në çdo gjë është i dështuar. Ne duam që këtë person mos me pa aty, ose një besë po ua jap vet kemi me nxjerrë”, ka thënë ai.

Gani Osmani ka thënë se që të intervenohet sa më shpejtë, pasi që kanë kaluar 8 ditë dhe gjendja e minatorëve është përkeqësuar.

“Gjithkund bëhet politikë veç në ‘Trepçë’ jo. Minatorët punojnë, politikë nuk bëjnë”, ka thënë ai.

Ndërsa minatori Sami Peci i pranishëm në takim ka kërkuar që të bëhen bashkë të gjithë dhe të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë që t’i shpëtojnë minatorët që janë në grevë.


Rizvanolli nuk shkon të për raportuar në komision për grevën në “Trepçë”

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli nuk është paraqitur për raportim në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”.

Deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila ka propozuar që të bëjnë një takim me përfaqësuesit sindikal. Po ashtu ajo ka deklaruar se janë në Kuvend kryetari i sindikatës, Ibrahim Januzi së bashku me 8 përfaqësues me ta.

Në anën tjetër Kryetari i Komisionit, deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka deklaruar se në rend të ministrja Rizvanolli ajo nuk ka pranuar që të jetë pjesë në këtë mbledhje duke thënë se është në udhëtim zyrtar.

Edhe deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka thënë se ministrja edhe sikur të ishte jashtë vendit do të duhej të ndërpriste vizitën dhe të vinte dhe t’i takonte minatorët.

Back to top button