Sindikalistët në pritje të konfirmimit për realizim të kërkesave

Në Këshillin Grevist shprehën të gatshëm për ndërprerjen e grevës por se po presin hap nga Qeveria e cila sic thonë nuk është e gatshme për të gjetur zgjidhje. Sindikalistët presim konfirmim për realizimin e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë derisa si bëjnë me dije greva po vazhdon në gjithë Kosovën.

Megjithë thirrjet e institucioneve të Kosovës për kthim në shkolla, vetëm 90 mësimdhënës në gjithë Kosovën nga mbi 22 mijë, kanë ndërprerë grevën në disa shkolla apo në 1.5 për qind të shkollave në nivel vendi, ka bërë të ditur Sindikata e Bashkuar e Arsimit. Minstria e Arsimit ndërkaq nuk ishte në gjendje të konfirmonte dhe as të kundërshtonte shënimet sindikale.

Greva është shndërruar problemin më të madh në Kosovë sot, por sindikalistët thonë se do të vazhdojnë të presin konfrimim të Qeverisë për realizimin e kërkesave të tyre.

“Kjo grevë po i tejkakon grevat e realizuara më përpara. Po angazhohemi me e përfundu grevën dhe po mundohemi me e realizu kërkesën tonë. Greva po vazhdon edhe sot ska ndyrshime dhe po vazhdojmë edhe më tutje derisa te marrim konfirmimin nga qeveria që kërkesat tona do të realizohen”, ka thënë Reshit Kushaj nga SBASHK.

Aktualisht nuk ka shënime zyrtare se sa është numri i institucioneve lokale dhe atyre qendrore që kanë hyrë në grevë.

“Numrin nuk e dimë për arsye se ju e dini që greva është vullnet i palëve, në këtë rast anëtarësisë së dy palëve dhe të tjerëve që konsiderojnë se iu kanë shkel të drejtat dhe pajtohen me kërkesat që i ka ngritur BSPK-ja, në raport me të drejtën e punës, kushtet e punës dhe aspektin material në këtë kontest kur kërkojnë paga më të mira”, ka thënë Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës .

Minstria e Financave që prej muajit gusht ka kërkuar nga komunat që të dërogjnë listat e punëtorëve që vijojnë punën dhe ka bërë me dije se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj gjithë atyre që ndodhen në grevë.

Në Këshillin Grevist ndërkaq shprehën të gatshëm për ndërprerjen e grevës por se po presin hap nga Qeveria e cila sic thonë nuk është e gatshme për të gjetur zgjidhje.

“Përfundimi i grevës nuk varet nga ne por nga qeveria, duhet të bënte hap për shkak të fëmijëve dhe duhet tu kthehn shkollave… kërkesa jonë është aq minimale që sja len shejë buxhetit të shtetit dhe smund të kuptoj si mund të kemi këtë nivel të mos gatishmërisë për të gjetur zgjidhje”, ka deklaruar Ali Sefaj, anëtar i Këshillit Grevist

Shqetësuese mos dakordancën mes sindikalistëve e qeverisë e shohin në Këshillin e Prindërve të Kosovës. Kërkojnë që sa më parë greva të ndërpritet dhe nxënësit të fillojnë procesin mësimor.

Një përpjekje e Avokatit të Popullit për ta ndërmjetësuar një zgjidhje tash për tash nuk ka dhënë rezultat. Avokati thotë nuk heq dorë nga përpjekja, por Sindikatat e kanë cilësuar të padrejtë një konstatim të tij se me grevën po cënohen të drejtat e fëmijëve në arsim./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button