Sindikata e Infermierëve reagon pas incidentit gjatë Kongresit në Prishtinë
Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar pas incidentit që ndodhi në kongresin e sindikatave të Shëndetësisë ku u panë shumë tensione dhe fyerje mes anëtarëve.
Sindikata e Infermierëve e dënon gjuhën vulgare e cila është përdorur në Kongres, e sidomos kur ajo u drejtohej femrave të pranishme.
“Jemi dëshmitar që kohën e fundit janë duke u zhvilluar shumë fushata ndërgjegjësimi në përpjekje që të ndalet dhuna ndaj grave, andaj arritja e ndryshimeve në sjellje kolektive kërkon përpjekje afatgjata, ndarje të praktikave dhe bashkëpunim më të mirë, planifikim dhe sqarime të detajuar në lidhje me qëndrimet që duhet të ndryshohen, vazhdimësinë, burimet dhe vlerësimin.”, thuhet tutje në reagimin e sindikatës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?