Haziri: VV-ja e ka falimentu KOSTT-in

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21 foli për qëndrimet e partisë ndaj Qeverisë Kurti II.
Ai fajësoi Qeverinë aktuale se e ka falimentuar KOSTT-in!
“KOSTT-in e kanë falimentu Vetëvendosja. Ka qenë ndërmarrje më e qëndrueshme financiarisht. KOSTT-i është para shkatërrimit financiar, t’u pagu nga vija buxhetore e kësaj ndërmarrjeje borxhet në veri të Kosovës”, ka thënë Haziri.
Ai përmendi edhe problemet që kanë dalur edhe në Telekom dhe ndërmarrjet e tjera, por tha se sa ka qenë LDK-ja në pushtet ndërmarrjet kanë pasur stabilitet./21Media

Back to top button