Sindikata e Policisë kërkon sigurimin shëndetsor dhe jetësor për policët

Pas sulmit ndaj policëve në veri ka reaguar Sindikata e Policisë së Kosovës. Duke përmendur këtë rast dhe attë të zjarrit që ndodhui në Prishtinë, kjo sindikatë ka kërkuar që të bëhet sigurimi shëndtësor dhe jetësor për policinë si dhe kushtet e punës.
“Raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe mund të ketë edhe në të ardhmen e që kjo e pasqyron punën me rrezik për shëndetin dhe jetën e zyrtarëve policor që gjatë kryerjes së detyrave zyrtare sipas ligjit dhe autorizimeve e kanë përditshmëri gjatë 24 orë në ditë.
Rast konkret është edhe rasti i datës 14.04.2022, zjarri që ndodhi në një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, në të cilin rast Policët si çdo herë reaguan të parët në vendin e ngjarjes duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre për të shpëtuar jetën e banorëve që gjendeshin brenda banesës derisa ishte e përfshirë nga flaka dhe tymi.”, thuhet në reagimin e sindikatës.
Kjo sindikatë i ka bërë thirrje institucioneve të Kosvës për vëmendje kah policia.
“Të reflektojnë me urgjencë që t’a përmirësojnë mirëqenien dhe ti plotësojnë kërkesat dhe nevojat për Policinë e Kosovës siç janë: Sigurimi shëndetësor dhe jetësor si dhe kushtet e punës.
Sindikata e Policisë së Kosovës është aktivisht duke punuar dhe ka dhënë alternativa për plotësimin e kushteve të lartcekura dhe konkretisht për Sigurimin shëndetësor dhe jetësor.”, përfundon reagimi./21Media

Back to top button