Rusia përdori bombardues me rreze të gjatë për të sulmuar Mariupolin

Për herë të parë që nga pushtimi, ushtria ruse ka përdorur bombardues me rreze të gjatë për të sulmuar qytetin port të rrethuar të Mariupolit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.
Një zëdhënës i ministrisë, Oleksandr Motuzyanyk, tha se Rusia tani po përqendronte përpjekjet e saj në kapjen e qyteteve lindore të Ukrainës, Rubizhne dhe Popasna, dhe qytetin jugor të Mariupol, përcjell rtv21.tv
Ai shtoi se betejat në rrugë po vazhdojnë në Mariupol, të cilat forcat ruse nuk kishin arritur ta kapnin plotësisht që nga fillimi i luftës.
Ai tha se luftime aktive po zhvilloheshin rreth fabrikës së çelikut dhe hekurit në Illich të qytetit, si dhe në zonën e portit./21Media

Back to top button