Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon zbatimin e ligjit për paga

Sindikata e Policisë do të bashkëpunojmë me atë të arsimit dhe të shëndetësisë

Sindikata e Policisë së Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me Sindikatën e Arsimit dhe Shëndetësisë për të kërkuar zbatimin e Ligjit të Pagave.

“Në të njëjtën kohë Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës mori vendim që të kërkoi nga Qeveria e Republikës se Kosovës, të nënshkruaj Udhëzimin Administrativ mbi Rrezikshmërinë, dhe të zbatohet si akt nënligjor krahas me Ligjin e Pagave.”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate .

Ligji për paga ka hyrë në fuqi me 1 dhjetor të këtij viti, por ky ligj është dërguar në Kushtetuese nga Avokati i Popullit. Këtë po e kundërshtojnë Sindikatat e Arsimit dhe e Shëndetësisë e të cilat kanë paralajmëruar edhe grevë./21Media

Back to top button