Sindikata e Zjarrfikësve: Dinjiteti ynë po nëpërkëmbet me vite

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka kërkuar nga institucionet e vendit reagim urgjent për të përmirësuar kushtet e tyre të punës.

Në komunikatën për media nga sindikata kanë deklaruar se kjo ditë zjarrfikësit në Kosovë i gjen në gjendje jo të mirë, me shumë paqartësi, të paorganizuar, të padefinuar sa i përket kompetencave menaxhuese, status të pazgjedhur dhe gjithashtu edhe sa i përket të drejtave të punëtorëve, (shkelje dhe diskriminime), mungesë të pajisjeve të punës, kushteve të punës dhe aspekte të tjera.

“Sfidë kryesore për zjarrfikësit e Kosovës mbetet moszbatimi i ligjeve, mosdefinimi i kompetencave në mes të nivelit qendror dhe lokal, mungesa e planifikimit buxhetor, mungesa e investimeve, ndarja e përgjegjësive, se kush duhet të përkujdeset për zjarrfikësit. Kjo shkakton probleme dhe zjarrfikësit pësojnë pikërisht nga ky dualizëm i krijuar. Kjo gjendje ka paraqitur problem edhe në përfitimin dhe realizimin e të drejtave që ju takojnë me ligj, në kompensimin e ndërrimeve të natës, orët jashtë orarit, festave dhe benefiteve tjera, këto benifite nuk janë realizuar pikërisht për shkak të mosdefinimit të kompetencave dhe dualizmit të krijuar në mes te nivelit qendror dhe lokal”, thuhet mes tjerash./21Media 

Back to top button