Sindikatat kërkojnë që të punësuarve të iu jepen nga 100 euro shtesë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës po i kërkon 100 euro nga Qeveria e Kosovës deri sa të draftohet Projektligji për Paga.
Këtë kërkesë BSPK-ja ka thënë se po e bën për shkak të pandemisë dhe rritjes së çmimeve të produkteve esenciale dhe të energjisë elektrike e të karburanteve që kanë sfiduar të punësuarit.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate, përfaqësuesi i Kryesisë Ekzekutive së BSPK-së është vendosur që të takohet urgjentisht me kryeministrin Kurti.
”Kryesia Ekzekutive e BSPK-së duke e ditur se gjendja e mirëqenies sociale e vështirësuar për shkak të pandemisë e së voni edhe për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve esenciale si dhe të energjisë elektrike e të karburanteve ka sfiduar keq të punësuarit, të cilëve ka kohë që nuk u janë harmonizuar koeficientet e rregulluar pagat, atëherë ne duhet të veprojmë, dhe përderisa pritet të draftohet Projektligjit për Pagat, BSPK do të kërkojë nga kreu i Qeverisë që të gjithë të punësuarve t’ju jepet një shtesë prej 100€”, bëhet e ditur në komunikatë.
Madje, kryetari i Sindikatave është solidarizuar me popullin e Ukrainës duke i dërguar letër përkrahëse për Sindikatat e Ukrainës dhe i është bashkuar protestës së ITUK-ut./21Media
Back to top button