Sipas Kurtit ndërkombëtarët vizituan Kosovën si rrallë herë më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në njëvjetorin e qeverisjes ka përmendur shkarkimin e ambasadorëve duke e cilësuar si hap pozitiv të qeverisë.
Ai po ashtu foli edhe për vizitat e ndërkombëtarëve në Kosovë gjatë këtij viti. Sipas tij këto vizita janë bërë si rrallëherë më parë.
“Vendi ynë është vizituar si rrallë herë më parë nga president e kryeministra e ministra të jashtëm. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidenti i Kroacisë, Zoran Mihaloviq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ministrat e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Kurti.
Kurti ka përmendur edhe takimet bilaterale që ka zhvilluar Kosova me vendet e tjera.
“Ndërkaq janë realizuar takime bilaterale me presidentin belg, presidentin e Komisionit Evropian, presidentin e Këshillit Evropian, përfaqësuesin e Lartë të BE-së, presidentin e Francës, Kancelaren e Gjermanisë, sekretarin e NATO-s, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, kryeministrin e Greqisë, kryeministrin e Bullgarisë, kryeministrin e Estonisë e të tjerë”, tha ai.

Back to top button