Sipas Nagavcit buxheti i arsimit është rritur për 12%

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci pas miratimit të buxhetit të Kosovës, ka dhënë detaje se ku është paraparë të shkojë buxheti në arsim.
Nagavci përmes një postimi në ”Facebook”, ka bërë të ditur se ky është buxheti më i madh i miratuar deri tani dhe do të jetë buxhet i zhvillimit, i mirëqenies, solidaritetit dhe investimeve.
Buxheti do të shpërndahet në këtë mënyrë:
1. Punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, nga 100 asistentë në katër vitet e ardhshme.
2. Rritja e përfshirjes së fëmijëve të moshës parashkollore në klasa parafillore si dhe në institucione të reja parashkollore
3. Investime në përmirësim të infrastrukturës shkollore dhe krijimit të kushteve më të mira për punë.
4. Buxheti për personelin edukativo-arsimor me gjendje të rëndë shëndetësore.
5. Pagesa e realizimit të praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional.
6. Pagesa e shpenzimeve për shujtën ditore për nxënësit nga klasa 1-5.
7. Tri paga pas pensionimit dhe paga jubilare.
8. Te hyrat e universiteteve janë rritur për 11% në raport me vitin e kaluar.
9. Buxheti për shkencë është rritur dukshëm me Horizon – 1.3 mil për vitin 2021-2022.
Nagavci i ka falenderuar edhe deputët që votuan për miratimin e buxhetit për vitin 2022.
Ndërkaq, edhe kryeministri Kurti ka thënë se me buxhetin e vitit 2022 do të ketë investime në sektorë të ndryshëm./21Media

Back to top button