Siri: Evakuohen 30 mijë civilë nga zonat e luftimeve

Forcat rebele nisën operacionin e evakuimit të banorëve

Një javë pas sulmit amerikan me raketa në Siri, trupat e regjimit të Bashar al-Asadit dhe forcat rebele nisën operacionin e evakuimit të banorëve nga 4 qyteza të rrethuara, shkruan rtv21.tv

Marrëveshja mes forcave qeveritare dhe atyre rebele për fshin evakuimin e më se 30 mijë personave, pjesëtarë të sekteve  sunit dhe shiit . Muajin e kaluar, OKB-ja e përshkroi si “katastrofike” situatën në të 4 qytezat ku më shumë se 64 000 civilë kishin mbetur, sipas saj, të bllokuar në një rreth vicioz dhune të përditshme e vështirësish të mëdha. Raportohet se një numër i banorëve kenë humbur jetën vetëm nga mungesa e ushqimit apo e ilaçeve./21Media

Back to top button