Uzbekistani kishte paralajmëruar sulmin në Stokholm

Njoftimi ishte dërguar një aleati perëndimor

Duke folur në konferencën ndërkombëtare në Tashkent ministri Kamilov ka thënë se Rakhmat Akilov ishin rekrutuar nga grupi xhihadist, pasi ai ishte larguar nga vendi në vitin 2014 dhe ishte vendosën në Suedi, shkruan rtv21.tv

Sipas ministrit Kamilov, i akuzuari Akilov kishte bërë thirrje aktive bashkatdhetarëve të tij për të udhëtuar në Siri për të luftuar në anën e Shtetit Islamik. Ai ka thënë se informacionet mbi veprimet kriminale të Akilovit i  kishin kaluar në shërbimet e sigurimit të një prej partnerëve  perëndimorë në mënyrë që pala suedeze mund të jetë e informuar.

Kamilov nuk ka identifikuar vendin apo organizatën ku ishin përcjelle informatat për Akilovin. Një zëdhënës i policisë së sigurimit të Suedisë nuk kishte pranuar të komentojë deklaratën e ministrit  Kamilov./21Media

 

 

Back to top button