Situata aktuale në Bërnjak
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po vazhdon të qëndrojë në pikën kufitare Kosovë-Serbi në Bërnjak ku serbët kanë bllokuar rrugët me kamionë dhe automjete të tjera.
Ekipi i RTV21 është duke qëndruar në Bërnajk nga ku po raportohet se situata vazhdon të jetë e qetë edhe pse rrugët mbetën të bllokuara.
Janë bërë katër ditë që dy rrugë nacionale, që lidhin Kosovën dhe Serbinë mbeten të bllokuara nga serbë lokalë, që po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat ndaj Serbisë./21Media