Situata me meningjit, ShSKUK: Meningjiti trajtohet vetëm në spital

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, nga muaji korrik i këtij viti, e deri më sot, janë trajtuar 45 pacientë me meningjit tek moshat pediatrike dhe 20 raste tek të rriturit, kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klink dhe Universitar i Kosovës.

“Dy muajt e fundit vërehet rritje e numrit të pacientëve, krahasuar me muajt paraprak, por  situata është nën kontroll të plotë dhe Klinika Infektive ka kapacitete të mjaftueshme profesionale dhe hapësinore për të trajtuar pacientët”- thuhet në njoftim.

ShSKUK thotë se aktualisht, në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 11 raste me meningjit, dy prej tyre pediatrike, përderisa nga muaji janar, deri në muajin korrik të këtij viti në trajtim ishin 38 pacientë.

Shërbimi Spitalor ka bërë aplek tek qytetarët të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Më tej ShSKUK ka treguar se shkaktar i sindromës meningjeale janë infeksionet bakteriale ose virale, ndërsa, si rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije.

ShSKUK udhëzon se qytetarët duhet menjëherë të konsultohen tek mjeku dhe se meningjiti trajtohet vetëm në spital./21Media

Back to top button