Situata në pikëkalimet e përbashkëta Kosovë – Serbi

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, deklaroi se qarkullimi në pikëkalimet e përbashkëta kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po vijon pa vonesa dhe pa incidente.
Në një postimi në Twitter, ai tha se situatën po e monitoron njësia e specializuar policore e EULEX-it dhe rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane.

“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it dhe Rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane janë duke e monitoruar situatën në të gjitha gjashtë Pikëkalimet të Përbashkëta Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Qarkullimi është duke vijuar pa ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente”, shkroi ai në Twitter.
ka thënë se situata po monitorohet në gjashtë pikëkalime kufitare./21Media
Back to top button