Situata në veri, eurodeputeti Waitz: BE tashmë po e diskuton një ngrirje të bisedimeve për anëtarësim me Serbinë

Eurodeputeti dhe kryetari i Partisë së Gjelbër Europiane, Thomas Waitz ka thënë se situata e fundit në veri është  “rezultat i viteve të politikës etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiqit dhe retorikës përçarëse”.

Ai po ashtu  “BE tashmë po e diskuton një ngrirje të bisedimeve për anëtarësim me Serbinë”

Austriaku i ka dënuar sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve, ndërsa ka thënë se Partia Popullore Europiane (EPP) duhet ta përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Vuçiqin.

“Këto përshkallëzime janë rezultat i viteve të politikës etno-nacionaliste të Aleksandar Vuçiqit dhe retorikës përçarëse. Edhe ushtarët dhe gazetarët e KFOR-it janë bërë objektiva të kësaj gatishmërie për dhunë. I dënoj sulmet në terma më të fortë. Partia Popullore Evropiane (EPP) duhet të përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Aleksandar Vuçiqin, kundër të cilit po zhvillohen protesta masive aktualisht në Serbi” .

Waits ka theksuar se  “kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike për krizën në veri” dhe që të dyja palët të kthehen në tavolinën e dialogut./21Media

Back to top button