Situata në Veri temë diskutimi mes dy diplomatëve amerikanë në Bruksel

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Julianne Smith, ka takuar të hënën emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,
Në takim kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
Smith ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar për paqen dhe prosperitetin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kënaqësi të flas me emisarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të diskutuar për situatën në veri të Kosovës. ShBA plotësisht e mbështet dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe është e përkushtuar për paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon”, ka shkruar Smith në Twitter./21Media

Back to top button