Sjellje “e pahijshme” e Ronaldos, Ten Hag: Sigurisht, ka ndëshkime

Erik ten Hag ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo refuzoi të hyjë si zëvendësues për Manchester United kundër Tottenham në minutat e fundit dhe do të ndëshkohet.
Superylli portugez u rikthye në stol për një takim në Premier Ligë me Spurs dhe u largua nga tuneli përpara se të konfirmohejt një fitore prej 2-0 për Djajtë e Kuq.
United ka deklaruar se Ronaldo nuk do të luajë në udhëtimin e tyre me Chelsean të shtunën.
“Ai mbetet një lojtar i rëndësishëm në skuadër. Unë jam menaxher, jam përgjegjës për kulturën këtu dhe duhet të vendos standard dhe vlera dhe duhet t’i kontrolloj. Në ekip, ne kemi vlera dhe standard dhe unë duhet ta kontrollojë këtë. Pas Vallecanos i thash që ishte e papranueshme, por jo të gjithë, kjo ishte hera e dytë, ka pasoja. Na mungon nesër, është një mungesë për skuadrën, por është e rëndësishme për qëndrimin dhe mentalitetin e grupit dhe tani do të fokusohemi te Chelsea pasi kjo është e rëndësishme”, tha Ten Hag./21Media

Back to top button