Sonte hapet kjo rrugë në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bën të ditur se kanë përfunduar punimet në gjysmën e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci”, e cila do të hapet për qarkullim gjatë mbrëmjes së sotme.
Rama falënderoi qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë zhvillimit të punimeve, duke theksuar se investimet në infrastrukturën rrugore po vazhdojnë me qëllim të përmirësimit të lëvizjes dhe sigurisë në kryeqytet.
Sipas tij, hapja e këtij segmenti pritet të lehtësojë qarkullimin e automjeteve në këtë pjesë të Prishtinës, ndërsa punimet do të vijojnë sipas planit edhe në pjesët e tjera të projektit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?