Kaloni te përmbajtja kryesore

S’ka ende komente për zbatim të marrëveshjeve

Kryenegocatorët e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të ofrojnë komentet e tyre mbi procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri në fund të javës së ardhshme, por Qeveria nuk i ka bërë të ditura ende rekomandimet e saj.

Në vend të saj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se në të gjitha letrat dhe rekomandimet që do t’i jap Kosova për zbatimin e marrëveshjes bazike me Serbinë, do ta ketë qëndrimin se marrëveshja duhet të nis të zbatohet prej parimeve të saj. Konjufca tha se Serbia i ka shkelur shumë herë parimet e kësaj marrëveshjeje dhe kjo, sipas tij, i jep të drejt institucioneve të Kosovës që të mos bëjnë një hap tutje.

“E para marrëveshja përbëhet prej parimeve dhe çështjeve konkrete. Parimet me të cilat përbëhet marrëveshja duhet të hyjnë në fuqi në momentin që janë pranuar nga ana e Serbisë, parimet e përbëjnë frymën e marrëveshjes. Mund të thuash më 1 janar 2025 do të fillojë zbatimi i marrëveshjes, parimet janë themelet e marrëveshjes dhe në nenin e dytë të marrëveshjes e keni barazinë sovrane në mes Kosovës dhe Serbisë, ky nuk ka afat ky parim. Nuk mund të thotë Serbia me Kosovën do të sillet agresore dhe në një moment të caktuar do të fillojë të bëhet fqinjë i mirë. Fqinjë i mirë Serbia ka zgjedhur të jetë në letër në momentin që e ka pranuar marrëveshjen. Ju e dini ajo marrëveshje e ka edhe principin e zgjidhjes së problemeve të problemeve dhe sfidave por ne e përjetuam Banjëskën. Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes, mund t’i përmendi dy këtu, barazinë sovrane në mes shteteve, duke mos e pranuar fare si shtet, as defakto dhe e dyta atë pricipin e mos pengimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në institucione evropiane…nuk mund të kesh barazi sovrane në mes shteteve, ku kryeministrja e Serbisë, Bërnabiq, e dërgon letrën për ta zhvlerësuar marrëveshjen. Nuk ka barazi të shteteve kur e pengon Kosovën në çdo hap, do t’ia shkatrru subjektivitetin e saj ndërkombëtarë, ne e kemi subjektivitetin ndërkombëtar edhe pa Serbinë, por fakti që Serbia po i shkel të gjitha këto parime që i përmenda, kjo na jep të drejt që mos të hedhim hapin tjetër. Asociacioni mund të ketë afat por asociacioni nuk është parim. Nëse ne sulmohemi nga Serbia, nëse ministri i Serbisë thotë ushtria kur të kthehet në Kosovë, këtu janë shkelur parimet e marrëveshjes, kjo është fryma e marrëveshjes. Ne nuk kemi fqinjësi të mirë por kemi armiqësi, jo për shkak tonin por për shkak të Serbisë dhe pozicionimit të saj. Dhe ne në të gjitha letrat dhe shkëmbimet, argumentimeve, mendoj që kjo do të jetë korniza se si të fillohet të zbatohet, por të nis të zbatohet prej parimeve, jo prej datave. Parimet nuk kanë data”, tha Konjufca.

Konjufca i bëri deklaratat pas një takimi me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës Eric Nussbaumer, i cili tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë është më se i rëndësishëm dhe se Zvicra e mbështet dialogun mes palëve.

“Ne kemi adresuar marrëdhëniet komplekse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje. Për Zvicrën paqja e qëndrueshme në rajon në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë është shumë e rëndësishme, prandaj Zvicra e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ndihmon në ndërtimin e besimit dhe lehtësimit të dialogut mes dy vendeve”, tha Eric Nussbaumer, president i Këshillit Kombëtar të Zvicrës.

Pas dështiumit të një takii të nivelit të larta, dy kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq u pajtuan që deri më 18 korrik të dërgojnë komente me shkrim mbi marrëveshjen bazë ndërkohë që Bislimi tha se pret që këtu të dëshmohet se Serbia nuk e respekton marrëveshjen.

Ndërkohë partia më e madhe opozitare në Kosovë, PDK-ja vlerëson se  njohja duhet të jetë pjesë e komenteve të Kosovës për zbatim të marrëveshjes bazë pasi që sipas saj, pa njohjen, marrëveshja është e mangët.

“Nuk po shoh qe ka ndonëj vullnet nga palët që dialogu të vazhdojë që të kemi rezulatet konkrete …..marrëveshja për ne si PDK ka qenë jo e plotë, mendoj se duhet ta ketë njohjen dhe ne si Kosovë duhet të insistojmë që ne ta kemi gjithsesi njohjen, ka qenë gabim që më herët është pranuar pa njohje”, tha Rashit Qalaj-PDK.

Një ditë më parë i dërguari i Posaçëm I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke iu referuar takimi të fundi të kryengocitorëve tha se ka hapa konkretë në dialog, por jo përparim në zbatim të marrëveshjes./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button