Martinelli do ta rinovojë kontratën me Arsenalin

Barcelona dhe Gabriel Martinelli nuk janë pranë arritjes së një marrëveshje.
Barcelona thuhet se ishte duke kërkuar Martinelli-n për muaj të tërë dhe kishte pyetur për disponueshmërinë e tij para Kupës së Botës.
Me kontratën e anësorit brazilian që skadon në vitin 2024, dukej se ai mund të ishte i disponueshëm.
Por këto shpresa së shpejti do të shuhen, pasi Martinelli dhe Arsenali duket se janë afër një marrëveshjeje që do ta mbajë anësorin në veri të Londrës deri në vitin 2027, sipas raporteve nga Sport.
Në vetëm 21 vjeç, dhe në mes të një sezoni të ri, braziliani është një nga lojtarët sulmues më premtues në Evropë.
Por, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e vlerëson shumë Martinellin.
Por ka disa lajme të mira për Barçën. Një tjetër objektiv i raportuar, sulmuesi i Dortmundit Youssoufa Moukoko duket se munt të jetë i disponueshëm.
Ndërkohë, N’Golo Kante thuhet se është afër marrëveshjes së kushteve për një parakontratë përpara një transferimi të lirë këtë verë./21Media

Back to top button