S’ka të dyshuar për vrasjet në Deçan, policia po heton në dy-tri pista
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka deklaruar se aktualisht janë duke u zhvilluar aksione në kërkim të të dyshuarit dhe po intervistohen persona që mund të kenë lidhje me rastin.
“Hetimet janë në intensitetin më të madh të mundshëm. Të gjitha njësitet relevante janë këtu. Aktualisht i kemi dy ose tri pista në të cilat jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të japim detaje sepse në pistat në të cilat po punojmë janë në fazë fillestare”, ka thënë Mehmeti.
Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një është plagosur nga sulmi me armë zjarri në fshatin Gllogjan të Deçanit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?