Sa i përket bisedave të përgjuara që LSDM i ka dorëzuar në PPS, afati për ngritjen e padive për to është 30 qershori

Sa i përket bisedave të përgjuara që LSDM i ka dorëzuar në PPS, afati për ngritjen e padive për to është 30 qershori

Skadon sot afati i parë i Prokurorisë Publike Speciale nga 18 mujori për të ngritur padi penale për lëndët që i ka marrë nga Prokuroria e përgjithshme më 4 dhjetor të vitti 2015. Ndërkaq, sa i përket bisedave të përgjuara që LSDM i ka dorëzuar në PPS, afati për ngritjen e padive për to është 30 qershori.

Për ndryshim të ligjit të vazhdimit të mandatit të PPS është e nevojshme 2/3 e votave por deputetët e VMRO hapur kanë thënë se nuk do të përkrahin një propozim të tillë dhe se janë kundër punës së PPS jashtë marrveshjes së Përzhinos, shkruan tv21.tv

Kryeprokurorja speciale Katica Janeva në disa raste ka apeluar që të vazhdohet mandati sepse për disa hetime është e nevojshme më shumë kohë për grumbullimin e dëshmive. Krahas asaj nga PPS theksojnë se puna e tyre është në obstruksione të ndryshme.

Lëndët të cilave ju ka skaduar afati në prokurorinë speciale mund të rihetohen dhe të rezultojnë me padi nëse PPS integrohet në Prokurorinë e Përgjithshme.

Në bazë të asaj që PPS ishte formuar për shkak të pakënaqësisë së punës së prokurorisë së përgjithshme, ekspertët ligjor theksojnë se duhet bërë ndryshime kadrovike derisa Zoran Zaev në momentin që mori detyrën kryeministër kërkoi dorëheqjen e prokurorit të përgjithshëm Marko Zvërlevski.

PPS deri tani ka parashtruar dy akuza dhe një akt akuzues , ndërsa ka hapur hetime për rastet “Target”, “Titanik”,”Tortura”,”TNT”,” Transporter”,” Kalaja “,” Kalaja 2 “,” Arka “,”Toplik “,” Tender “,” Tarifa “,” Tanku “,” Trust “,” Tabela”, ” Treqind “,” Total “,” Tifani”,” Trajektore” “Livadhi ” “Talir”./21Media