S’kalon amandamenti për heqjen e shtesave të deputetëve

Deputetët do të vazhdojnë të marrin shtesat për seanca

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar amendamentin, i cili kërkon heqjen e shtesave deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Para se të hidhej në votim deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu tha se deputetët nuk kanë nevojë për shtesa.

“Qëllimi i këtij amendamenti është që mos të ketë shtesa për kuvendarët. Ta zëmë deputetët e Kosovës përveç pagës bazë marrin edhe shtesa në komisionet parlamentare, shtesa edhe për seancë. Prandaj ne kemi propozuar që këtë shtesë ta kenë vetëm anëtarët e Kuvendit Komunal, sepse paga e tyre është e vogël por me këtë u është rritur koeficienti. Me koeficientin që kemi paga e deputetit është e madhe që i bie mbi 2 mijë euro. Nuk kemi nevojë për shtesa. Në qoftë se deputetët e kanë pagën bazë ata nuk shkojnë në seanca pasi e marrin, por qëllimi ka qenë që nëse nuk e merr pjesë në seanca atëherë t’i hiqet nga paga bazë”, tha Haxhiu, e cila edhe e kishte propozuar këtë amandament.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë debatin në seancën plenare për shqyrtimin dhe votimin e amandameteve veç e veç për projektligjin për pagat /21Media

Back to top button