Xhamia që organizon orë fitnesi për besimtarët

Përmirësimi i shëndetit përmes aktiviteteve fizike

Imami i një Xhamie në në qytetin kurt, Halabja në pjesën veriore të Irakut mori një vendim shumë të rëndësishëm për shëndetin e të gjithë atyre që shkojnë për faljen e mëngjesit atje.

Ai pas faljes së mëngjesit, organizon orë fitnesi. Menjëherë pas faljes së mëngjesit, në orën 05:30 dhjetëra besimtarë fillojnë ushtrimet fizike..

Ata ushtrojnë nga dy herë në javë, e qëllimi i tyre është që të përmirësojnë shëndetin, në veçanti të moshuarit. Kështu tha imami i Xhamisë, Maherban Mohammed Saeed.

Ai e pranoi se orën në këtë Xhami e filluan me qëllim të përmirësimit të shëndetit të tyre, pasiqë sipas tij, Xhamia nuk është vetëm për adhurim. Ai tha se atje mund të praktikohen edhe aktivitete fizike, siç ka thënë profeti Muhamed, një besimtar më i fuqishëm është më i mirë se një i dobët.

Numri i besimtarëve, të cilët tani praktikojnë aktivitete fizive në këtë xhami arrin në  40, ndërkaq ato organizohen çdo të hënë dhe të mërkurë.

Një besimtar, njëherësh mësues me profesion tha se me këto ushtrime fizike po bartin një mesazh për botën, e ai është se xhamia nuk është vetëm për falje, por edhe për aktivitetet të tjera, ashtu siç ka vepruar profeti Muhamed, i cili në Xhami ka organizuar një garë vrapimi kundër gruas të tij, Khadijas.

Ndryshe, dihet se xhamia Bahsht në Halabja në vitin 1988 kishte qenë cak i një sulmi vdekjeprurës me kikimate, një fushatë e lansuar nga ish-lideri, Sadam Husein. Ai kishte akuzuar kurtët në Halabja për përkrahje të Iranit në mes viteve 1980-88./21Media

Back to top button