​Skandal në futbollin argjentinas, katër lojtarë dhunojnë seksualisht një vajzë

Një skandal i madh raportohet ta ketë goditur futbollit argjentinas, përkatësisht klubin Atlético Vélez Sarsfield.

Një vajzë 24-vjeçare ka denoncuar në fakt 4 lojtarë të skuadrës nga Linieres, Buenos Aires, me akuzën se ata e kanë përdhunuar.

Vajza, emri i së cilës ende nuk është bërë publik, ka denoncuar katër lojtarë të Vélez për abuzim seksual të dyshuar. Episodi i turpshëm thuhet se ka ndodhur të dielën e kaluar në hotelin Hilton në Tucumán, ku skuadra po qëndronte pas barazimit kundër Atlético Tucumán.

E reja deklaroi se ishte Sebastián Sosa ai që e kontaktoi për ta ftuar në hotel. Sipas gazetës argjentinase “Olé”, futbollistët Abiel Osorio, Braian Cufré dhe José Florentín ishin gjithashtu aty kur ajo hyri në dhomë. Në deklaratën e saj, viktima konfirmoi se ajo kishte pirë disa shishe birrë. Por pas disa pijeve ajo filloi të ndihej shumë e trullosur dhe vendosi të shtrihej në krevat. Ajo gjithashtu tha se ndjehej e përgjumur dhe ishte abuzuar pa pëlqim në atë kohë. Pasi arriti të këndellej, ajo kërkoi një makinë dhe shkoi në shtëpi.

Nuk dihet ende nëse kanë nisur hetimet për këtë raste nga policia argjentinase.

Back to top button