Arrestohet 72-vjeçari në Ferizaj, i dënuar për uzurpim të pronës

Policia e Ferizajt ka arrestuar një 72 vjeçar i cili ka qenë i kërkuar me urdhëresë të gjykatës, për veprën penale ‘‘Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’ me dënim burgimi prej katër muajve.

Kjo është bërë ditur përmes një komunikate për media.

“Me datën 07.03.2024, rreth orës 15:45 në Ferizaj, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës R.H (M/K), i moshës 72 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale”, thuhet në komunikatë.

Policia ka bërë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia rajonale e Ferizajit ka ftuar qytetarët pëër bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 dhe 0290/322-406./21Media

Back to top button