Skënderaj, arrestohet 50 vjeçari për dhunë në familje e armëmbajtje pa leje

I dyshuari B.L(50 vjeç) është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Sipas të dhënave hetimore, viktima në deklaratë ka thënë se i dyshuari ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj.
“Nga të dhënat e para hetimore, bazuar në deklaratën e viktimës e cila është intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje në prani të Mbrojtësit të viktimave, si dhe në bazë të provave tjera të siguruara, bëhet e ditur se i dyshuari ka ushtruar në vazhdimësi dhunë ndaj viktimës së rastit”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, gjatë intervistimit Policia i ka zbuluar 50 vjeçarit edhe një armë zjarri në shtëpinë e tij. Policia ka shkuar në lokacionin e lartcekur dhe si provë materiale, kanë konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 19 fishekë të kalibrit 7,62x39mm.
Të dyshuarit me vendim të Prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërkaq më datë 30.01.2022, është dërguar në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore Mitrovicë-Dega Skënderaj, ku i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj./21Media

Back to top button