Në autobus me maskë, përndryshe të del 200-shja nga kuleta

 

 

 

Inspektorët e rendit në Prishtinë bashkë me Policinë e Kosovës sot kanë inspektuar transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore të kryeqytetit, për të parë se sa po respektohen masat antiCOVID.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka treguar se janë bërë inspektime nëpër stacionet kryesore të kryeqytetit.

Sot, Inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës kanë inspektuar transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore të kryeqytetit. Zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve – në këtë rast i shoferëve të autobusëve/taksive, dhe i kompanive. Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë. Drejtoria e Inspekcionit do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Policinë dhe inspektoratet e nivelit qendror, ashtu që të gjithë bashkë të jemi në krye të detyrës dhe të ndikojmë në përmirësimin e shëndetit publik”, ka shkruar Tahiri./21Media

Back to top button