Skenderbeu – Vllaznia, finalja e kupës luhet me tifozë

 

Sonte me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë.

Por, para zhvillimit të kësaj ndeshjeje ka ardhur një lajm i ri ku bëhet e ditur se në këtë ndeshje do të lejohet një mumër i limituar i tifozëve pasi Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një leje speciale për këtë.

Më tutje Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar vendin dhe kohën se ku mund të sigurohen biletat brenda kësaj kohe të shkurtër.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të bëjë me dije se është njoftuar ditën e sotme, në orën 12:05, se ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë do të luhet me praninë e limituar të tifozëve.Duke parë kohën e limituar në dispozicion, FSHF njofton të dy klubet dhe tifozeritë respektive se biletat e ndeshjes mund t’i sigurojnë pranë dyqanit të FSHF, në “Rrugën e Elbasanit”, dhe në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 14:30.”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Back to top button