Skuadra e njohur kroate, kundërshtari i radhës i Dukagjinit në Ligën e Konferencës

Debutimin në garat evropiane Dukagjini e bëri në mënyrën më të shkëlqyer, ku e siguroi biletën drejt raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi që e eliminoi skuadrën e Europas.

Dukagjini e mposhti Europan si vendas ashtu edhe si mysafirë, ku në “Fadil Vokrri” fitoi 2:1, ndërsa në “Victoria” sot shënoi fitore të ngushtë me rezultat 3:2.

Dukagjini e eliminon Europan me rezultat të përgjithshëm 5:3.

Tani, në raundin e dytë të kualifikimeve të kësaj gare Dukagjini do të ketë një test më të vështirë, pasi që përballë e ka skuadrën e njohur kroate, Rijekan.

Dukagjini do të ketë përballë Rijekan e futbollistëve shqiptarë, Bernard Karica dhe Lindon Selahit.

Ndeshjen e parë skuadra kosovare do ta luajë si mysafire në stadiumin “HNK Rijeka” më datën 27 të këtij muaji me fillim nga ora 19:00.

Ndërkaq, ndeshjen e kthimit Dukagjini e zhvillon në “Fadil Vokrri” më datën 3 gusht.

Back to top button