​Skuadra e Premier Ligës shkarkon trajnerin

Skuadra angleze Southampton e ka shkarkuar trajnerin Ralph Hasenhüttl. Ndihmës trajneri i ekipit të parë, Richard Kitzbichler, gjithashtu është larguar sot nga klubi.
Ky vendim vjen pas rezultateve jo të mira pasi skuadra ka mbledhur vetëm 12 pikë pas 14 ndeshjeve në Premier Ligë duke u pozicionuar kështu në vendin e 18-të.
Hasenhüttl ishte emëruar në krye të Southamptonit në vitin 2018.
“Klubi i Futbollit Southampton mund të konfirmojë se është ndarë nga trajneri i ekipit të parë të meshkujve, Ralph Hasenhüttl. Ndihmës trajneri i ekipit të parë, Richard Kitzbichler, gjithashtu është larguar sot nga klubi.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi.
“Hasenhüttl, i cili u emërua në dhjetor të vitit 2018, largohet duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për klubin, duke mbikëqyrur disa rezultate të paharrueshme dhe gjithashtu duke luajtur një rol kyç në zhvillimin e infrastrukturës, identitetit dhe skuadrës së klubit tonë. Megjithatë, tani besojmë se është koha e duhur për të bërë një ndryshim”, thuhet në fund të deklaratës së lëshuar në fazën zyrtare të Southamptnit.

Back to top button