Skuadra e Superligës e shkarkon trajnerin

Klubi i futbollit Drenica e ka shkarkuar trajnerin Bekim Shotani menjëherë pas humbjes nga Gjilani në xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se marrëveshje për ndërprerjen e bashëkpunimin ka qenë konsensuale.
“Pas disfatës së sotme, ndaj SC Gjilanit në kuadër të xhiros 21-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, klubi dhe trajneri kanë vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit”.
Pas 21 xhirove, Drenica është në vendin e nëntë me 20 pikë.

Back to top button