Plenkoviq: Plani franko-gjerman përpjekje për të ecur drejt njohjes “de facto”

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka thënë se është duke u bërë një përpjekje nga Franca dhe Gjermania por edhe nga shtetet e tjera të QUINT-it që të ulen tensionet dhe të ecet drejt asaj që pothuajse do të jetë një njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia. Plenkoviq foli në një në një debat të organizuar nga “Atlantic Council” dhe tha se nga kontaktet që ka pas me Prishtinën dhe Beogradin, ka përshtypjen se tashmë ka një qasje më pozitive për propozimin franko-gjerman se sa kur ishte prezantuar në fillim.
“Nesër do të jetë 15 vjetori kur Kroacia njohu Kosovën, është kohë e gjatë. Ju e dini që pesë vende ende nuk e kanë njohur. Çfarë kemi parë nga përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë dhe disa shtete të tjera që janë pjesë e QUINT, është një përpjekje për të lëvizur gjërat përpara për të zvogëluar tensionet që kohë pas kohe ndodhiun në pjesën veriore të Kosovës dhe të bëhet përpjekje të shkohet drejt asaj që është pothuajse një njohje ‘de facto” e cila herët apo vonë do të jetë formalisht në tavolinë. Kjo është mënyra për të lëvizur përpara për të hequr nga tavolina çështje që nxisin disa tensione në veri të Kosovës”, tha Plenkoviq.

Back to top button