Skuadrat e mëdha angleze po e monitorojnë situatën e Zaniolos

Nicolo Zaniolo është një nga talentët më të mëdhenj italian dhe më i kërkuari njëkohësisht.
Sulmuesi italian qëndroi te Roma përkundër shumë ofertave që kishte në verë.
Roma arriti ta mbajë yllin e tyre, por ende nuk kanë arritur marrëveshje për kontratë të re, pasi e vjetra skadon në verën e vitit 2024.
Roma i ka ofruar yllit të tyre marrëveshje të re pesëvjeçare, por pa mundur të gjejnë gjuhë të përbashkët për pagën.
The Sun ka raportuar se tre skuadrat e mëdha londineze, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham Hotspur po e monitorojnë situatën e italianit.
Chelsea dhe Tottenham kishin provuar edhe në verën e këtij transferimin e Zaniolos, por që ofertat e tyre u refuzuan nga Roma.

Back to top button