Skulptura nga dylli me dukje të Jack Harlow

Skulptura nga dylli me dukje të artistit të famshëm amerikan Jack Harlow është e radhës që u prezantua në muzeun Madame Tussauds në Las Vegas.
Ky artist ishte i pranishëm atje ku edhe ndau befasinë e tij për figurën me publikun.
Ai postoi video në mediet sociale ku shihet pranë saj, e ku u dëgjua duke thënë se sklptura duket sikur do të ngjallet.
Ai po ashtu ka thënë se skulptura duket shumë bukur, se është çmenduri, se artistët që kanë krijuar atë kanë bërë punë të madhe me të.
Skulptura me dukje të artisitit Harlow në muuzeu Madam Tusods në Las Vegas qëndron e veshur me një kostum të Harllout, i cili kostum u disajnua për videon muzikore të tij “Churchill Downs (feat. Drake)”.
Kjo është figura e parë dedikuar atij e punuar nga dylli.
Sa i përket karrierës së Harlow, ai në fillim të këtij viti lansoi albumin e tretë të pagëzuar Jackman. Harlow veç muzikës filloi të merret edhe me aktrim. Debutimin me rol e bëri në komedinë “White Men Can’t Jump” në mars të vitit të kaluar. Në prill të 2023-tës, ai iu bashkua kastës së aktorëve në filmin e Apple TV + “The Instigators”, ku luan me Matt Damon e Casey Affleck./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA