Skulptura nga dylli me dukje të Missy Elliott në Vegas

Reperja nga Virgjinia e SHBA-ve, Missy Elliott, e cila njëherësh është edhe producente muzikore, vitin e kaluar u nderua me yll në sheshin e të famshmëve të Hollywood-it. Tani, fama e saj u çimentua edhe me krijim të skulpturës me dukje të saj. Kjo skulpturë u ekspozua në muzeun Madame Tussauds në Vegas.
Missy Elliott deri më tani ka zhvilluar afro 30 vite karrierë në muzikë.
Elliott karrierën muzikore e filloi në fillim të viteve të 90-ta, ndërkaq karrierën si solo këngëtare e filloi në vitin 1997, me debutim të albumit Supa Dupa Fly.
Ky album u debutua në pozitën e tretë të Billboard 200, që ishte pozita më e lartë për një repere femër në atë kohë.
Elliot albumin e dytë Da Real World e lansoi në vitin 1999. Nga ky album veçohen singlet: “She’s a Bitch”, “All n My Grill”, dhe  hiti i top pesësesh “Hot Boyz”.
Kënga e fundit remiks Hot Boyz theu rekord për vlerësimin për më së shumti javë në pozitën e parë  në top listën e këngëve rep në SHBA.
Elliott arriti sukses ndërkombëtar me këngët e saja hite si “Get Ur Freak On”, “One Minute Man”, “4 My People” , “Gossip Folks” dhe “Work It”.
Falë këngës “Work It” fitoi çmimin Gremi si reperja më e mirë solo.
Reperja Elliot quhet edhe Mbretëreshë e Repit. Ajo në SHBA ka shitur mbi 30 milion incizime.
Elliott deri më tani u nderua me katër çmime Grammy. Sipas shifrave të Billboard, në vitin 2017 u vlerësua reperja e cila ka shitur më së shumti incizime.
Po ashtu, Elliott u bë reperja e parë që u nderua në Hollin e të Famshëve të tekstshkruesve, ndërkaq në MTV VMA u nderua me çmimin Michael Jackson Video Vanguard, për ndikimin e saj me videot muzikore.
Në vitin 2020, Billboard e rangoi në vendin e pestë të listës së 100 artistëve me videot më të mira muzikore të të gjitha kohërave, ndërkaq yllin në sheshin e të famshmëve të Hollywood-it e fitoi vitin e kaluar./21Media

Back to top button