Sllogani i LDK-së për zgjedhjet

 

Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka zbuluar sloganin nën të cilin do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami në profilin e saj në Facebook e ka shpërndarë një slogan “Mbesim në Lidhje”.

Posted by Hykmete N. Bajrami on Thursday, 7 January 2021

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani mbrëmë ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme më 14 shkurt.

Ndryshe, sot, në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se fushata zgjedhore fillon më 3 dhe përfundon më 12 shkurt 2021./21Media

Back to top button