Sllovakia dërgon të gjithë sistemin e raketave tokë-ajër në Ukrainë
Sllovakia tha se ka dërguar të gjithë sistemin e saj raketor S-300 tokë-ajër në Ukrainë, për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit nga sulmi rus.
Është rasti i parë i njohur i një vendi që dërgon një sistem të mbrojtjes ajrore në Ukrainë që nga fillimi i luftës Rusisë në shkurt, sipas Reuters.
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger tha: “Unë besoj se ky sistem mbrojtës do të ndihmojë në shpëtimin e sa më shumë jetëve të pafajshme të jetë e mundur nga agresioni i regjimit të Putinit”.
Megjithatë, Heger theksoi se dhurimi i sistemit në Ukrainë “nuk do të thotë se Sllovakia është bërë pjesë e një konflikti të armatosur”.
Sllovakia mori së fundmi sistemin raketor amerikan Patriot – një tjetër raketë tokë-ajër – nga anëtarët e tjerë të NATO-s, Gjermania dhe Holanda. Heger tha se vendi tani do të marrë një këst të katërt të sistemit Patriot javën e ardhshme, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ndërkohë, bateritë gjermane dhe holandeze Patriot – njësitë e përdorura për të gjuajtur raketa – janë vendosur në Sllovaki si pjesë e një forcimi të përkohshëm të krahut lindor të NATO-s dhe SHBA tha se do të vendoste një sistem mbrojtës raketor Patriot dhe trupa për ta operuar atë në Sllovaki./21Media