Kaloni te përmbajtja kryesore

Will Smith përjashtohet për 10 vjet nga Oscars

Will Smith është përjashtuar nga Oscars dhe ngjarje të tjera të Akademisë për 10 vjet.
Kjo pasi aktori e goditi komediani, Chris Rock në Oscars, pasi ky i fundit bëri shaka me stilin e flokëve të gruas së tij.
Akademia e Arteve dhe Shkencës së Filmit, e cila organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve, u mblodh sot për të diskutuar masat disiplinore.
Takimi fillestar, i cili ishte planifikuar për 18 prill, u zhvillua sot (8 prill) në orën 9 të mëngjesit (PT). Tre orë më vonë u zbulua një vendim, duke shpjeguar se Smith do të merrte një ndalim prej një dekade nga çdo ngjarje të Akademisë, personalisht dhe virtualisht.
Smith ka kërkuar falje për veprimet e tij dhe ka dhënë dorëheqjen nga Akademia.
Më pak se një orë më vonë, atij iu dha çmimi i aktorit më të mirë për rolin e tij në “King Richard”, ku luajti babain e yjeve të tenisit Venus dhe Serena Williams.
Në një deklaratë, Akademia tha se çmimet Oscar ishin në hije nga sjellja e papranueshme dhe e dëmshme që Smith e kishte ekspozuar në skenë.
Në deklaratën e tij të dorëheqjes, Smith tha se kishte tradhtuar besimin e Akademisë dhe ishte “zemërthyer” për veprimet e tij.
Ai shtoi se do t’i pranonte plotësisht të gjitha pasojat për sjelljen e tij.
Shqyrtimi disiplinor i Akademisë mbi incidentin, i planifikuar fillimisht për 18 prill, u ndoq me shpejtësi pasi Smith dha dorëheqjen.
Përtej veprimeve të Akademisë, të paktën dy studio Sony dhe Netflix po ndalojnë projektet e tyre me Smith./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button