“Smajl Hajdaraj, shembull se si mbrohet liria”

17-vjetori i vrasjes së Hajdarajt

Sot u bënë 17 vjet nga vrasja e ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj.

Në 17-vjetorin e vrasjes së tij, kreu i LDK-së, Isa Mustafa e ka përkujtuar atë dhe ka shprehur dhimbje për humbjen e tij. Mustafa e ka cilësuar Hajdarajn si shembull se si mbrohet liria dhe kultivohet demokracia në vend.

“Sot, në 17 vjetorin e vrasjes së ish-deputetit të LDK-së Smajl Hajdaraj kryetari i LDK-së Isa Mustafa e përkujton dhe shpreh dhimbje për humbjen e tij. Smajl Hajdaraj ishte deputet e aktivist shembull se si mbohet liria dhe kultivohet demokracia në vend. Hajdaraj ishte atdhetar i cili nuk kurseu veten deri në ditën e fundit të jetës, dhe humbja e tij nuk është humbje vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë Kosovën.”, bëhet e ditur në komunikatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Smajl Hajdaraj ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë. Ai ishte vrarë në një atentat më 17 janar 2002./21Media

Back to top button